Analisti serb nga Kosova, Ognjen Gogiq, po ashtu ka komentuar performancën e këngëtares britanike me origjinë shqiptare, Rita Orës me flamur serb.
Gogiq ka deklaruar me anë të një postimi në Facebook se këngëtarja Ora “kurrë s’është dukur më mirë!”
“Ajo shkoi deri te perfeksioni! Çfarë figure perfekte!” – u shpreh z. Gogiq.
Për paraqitjen e saj në Hungari që nxiti shumë reagime ka reaguar edhe vetë Rita Ora që nënkuptoi se e kishte ngatërruar flamurin serb me atë hungarez.
Postimi: