“Pse spe qet Feron që e la muzikën, spot konvenon a?”, ndjekësit i kthehen keq Gold Ag-s pasi nuk përkrahu reperin

Ditën e djeshme, Fero, ka befasuar me deklaratën e tij, ku njoftoi për largimin nga muzika.
Sipas tij është haram muzika, ku ndër të tjera ka kërkuar që mos të dëgjohen më këngët e tij, shkruan lajmi.net.

Këto vendime të reperit erdhën pasi ai njoftoi që tashmë po i falë 5 vaktet.

Një tjetër reper, që i falë 5 vaktet por vazhdon të merret me muzikë është edhe Gold Ag.

Përkundër që është pritur përkrahja e tij për Feron, ai nuk ka bërë asnjë reagim.

Kjo nuk iu ka shpëtuar aspak ndjekësve, të cilët nuk kanë hezituar t’i komentojnë Gold-it.

Disa prej tyre i thanë që ta marr shembull Feron, e disa të tjerë mos reagimin e tij e kanë cilësuar si mos konvenim.

Largimin nga muzika për shkak të fesë, e kanë pritur mirë shumë hoxhallarët, të cilët i kanë uruar udhëzim të drejtë reperit.

Ndryshe, pak javë më parë, Fero ishte i burgosur nën dyshimin për rrahjen e bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, por që pas daljes nga burgu ai u shpreh i penduar./Lajmi.net/