Skandal në futbollin spanjoll! Presidenti i federatës puthi në buzë një lojtare pas fitores së Botërorit

Spanja po feston për herë të parë Kupën e Botës për femra. Vajzat e “Furia Roja” festuan suksesin e tyre të madh, siç është e kuptueshme, së bashku me anëtarë të ekipit, por edhe të Federatës dhe këtu gjërat u bënë goxha të çuditshme.

Në orët e fundit është diskutuar intensivisht për lëvizjen e presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales. Gjatë ceremonisë së medaljes, ai përqafoi Jenny Hermoso. Më pas e puthi fillimisht në faqe dhe më pas në buzë!

Pamjet po debatohen shumë, duke marrë formën e një skandali në futbollin spanjoll. Në fakt, sulmuesja e vendit iberik e ka ekspozuar edhe më shumë presidentin e Federatës, kur është pyetur nga një gazetar për këtë puthje.

Përgjigja e saj e thjeshtë dhe e qartë: “Uh… po, nuk më pëlqeu”.