Faqja zyrtare e Qeverisë së Francës ka bërë një veprim skandaloz, duke shpërndarë një hartë në rrjetet sociale ku e paraqet shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë. Në faqen zyrtare të Qeverisë së Francës në Twitter, është shpërndarë një hartë e Europës ku Kosova nuk figuron fare si shtet, por është paraqitë si pjesë e Serbisë.
Është e çuditshme se si qeveria e Francës e bënë një gabim të tillë, kur dihet qe ky vend e njeh Pavarësinë e Kosovës. Ndërsa duhet theksuar se Franca vazhdon të mbajë peng Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave edhe pse kushtet janë plotësuar.
Ndryshe, përmes kësaj harte, qeveria franceze, tregon për ushtarët francez që gjenden në disa shtete të Europës dhe se si po ndihmojnë në forcimin dhe mbrojtjen e NATO’s.
“Në Rumani, si në Estoni, Poloni, Bosnje dhe Hercegovinë, në Mesdhe dhe në Atlantik, ushtarët tanë po ndihmojnë në forcimin e qëndrimit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s”.