Reperi i njohur shqiptar, Capital T përveç me karrierën e suksesshme merr vëmendje edhe për jetën e tij private. Ndonëse çdo herë është munduar ta mbaj larg syrit të publikut, së fundmi rap-artisti nga Prishtina konfirmoi se është në një lidhje dashurie.
Gjatë intervistës në emisionin “Radar”, autori i “Akull” tha se është në një romancë duke e cilësuar partneren e tij si ‘më e bukura në botë’.
Ndërkohë, deri sa po bën përgatitjet finale për koncertin e tij të madh në Prishtinë ‘Time Capsule’, një një intervistë për “Prive” ai foli edhe rreth synime që ka në aspektin personal.
“Sa i përket anës profesionale po mendoj se ndoshta edhe 2-3 pika që nuk janë, e kam plotësuar listën e pikave që duhen. Po realizoj një nga ëndrrat më të mëdha me koncertin në Prishtinë”, tha reperi.
“Ndërsa, sa i përket anës personale, nuk mungon vetëm martesa por edhe shumë gjëra të tjera me të cilat duhet të punoj sepse i kam lënë mbrapa për shkak të angazhimeve të punës. Jam duke i përmbushur të gjitha qëllimet që ia kam vënë vetes nga ana profesionale dhe besoj se shpejt kam për t’iu futur edhe atyre pikave të tjera, shpresojmë për 2024”, u shpreh tutje artisti.
Kujtojmë që koncerti i tij “Time Capsule” mbahet më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.