Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja teksa fliste për veteranët tha se në grupin parlamentar të VV-së, mbase mund të ketë më së shumti Iuftëtarë e veteranë të UÇK-së, ndërsa thotë se në Kuvend dalin e flasin për UÇK-në deputeti Abelard Tahiri e lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Muja në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ata që e kanë dëmtuar më së shumti UÇK-në, po e quajnë Lëvizjen Vetëvendosje a nti UÇK.
“Ata që e kanë dëmtu më së shumti UCK-në po na quajnë neve antiUCK. Pak u pshtjell Kosova u bë e çuditshme.
Në grupin parlamentar të VV-së ndoshta ka më së shumti Iuftërtarë edhe veteranë, e kur del aty në Kuvend e sheh Abelardin e Memlin për Iuftë.
Pak u pshtjell hesapi këtu.
E dyta po i shoh që këta bejlerat, milionerat po vajtojnë shumë paghesat e vogla të veteranëve, qiky është pak pshtjellimi”, tha Muja.