Mospjesëmarrja e Kosovës në takim në Tiranë, Pacolli: Lajmi më i keq i mundshëm, kjo e gëzon Serbinë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e konsideron lajmin më të keq të mungshëm mospjesëmarrjen e Kosovës në takimin e liderëve rajonalë në Tiranë. Pacolli shkroi në Facebook se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë takim e gëzon Serbinë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti nuk u treguan të përgjegjshëm duke refuzuar, sipas tij, pa arsye pjesëmarrjen në këtë takim.

Postimi i plotë:

“Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.

Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”– shkruan ai.