Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas lirimit të avokatit dhe njëherësh ish-këshilltarit të tij, Besnik Berisha.
Mustafa ka shkruar se sot doli që kriminel nuk është Berisha, porse i tillë mund të jetë pushteti që sipas Mustafës, porositi apo ndikoi në arrestimin e tij.
“Dolën të zhgënjyer ata që deshën të njollosin qeverinë që unë e drejtova duke aluduar se u arrestua për krim ish këshilltari i saj (do të thoja për “nacionalizëm e irredentizëm”, siç ua mveshte UDB-ja jugosllave atyre që i ndiqte ti eliminonte e s’kishte argumente dhe fakte për ndonjë vepër konkrete)”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka shkruar se “çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit për tu organizuar bashkërisht për të kundërshtuar e kërkesat e Veteranëve të UÇK-së”.Por, duhet të gëzohemi se gjyqësia, të cilën shpesh po e kritikojmë, pas debatit maratonik për këtë rast, u tregua e drejtë dhe nuk u dorëzua para kërkesave absurde të karaxhozëve që deficitet e tyre profesionale i kompensojnë me aleanca me pushtetin; të cilët e harrojnë betimin e dhënë për zbatimin e Kushtetutës por bëhen hyzmeqarë të atyre që kanë dalë nga fakulteti pa bërë fakultet”, ka shkruar Mustafa.