Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas deklaratave të kryediplomates Donika Gërvalla, e cila e quajti Bashkimin Evropian një “tigër prej letre”.
Avdiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka përmendur se në vende të BE-së jetojnë shumë shqiptarë, derisa cilësoi, se më shumë 100 mijë persona janë larguar nga vendi vetëm derisa Gërvalla ka qenë ministre.
“Me keso diplomate, deshtimi eshte i sigurt!” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Gervalla paska thane “Evropa tiger prej letre”.
Kujt i paska thene?
BE-se, ne vendet e seciles jetojne ma shume shqiptare sesa ne shtetet tona. Shtetet e seciles jane anderr per qytetaret tone. Shtetet e se ciles, ambasadat e tyne jane te stermbushuna me qytetare te Kosoves, qe dojne me ike. Dhe ma shume se 100 mije jane ike vec ne keto dy vjet, prej se Donika eshte ministre. Unioni qe Kosova Kosova e ka synim antaresimin.