Pas një periudhe mjaft të gjatë të reshjeve shumë të shpeshta atmosferike sonte kemi largimin gradual të vranësirave të shiut dhe kësaj radhe për shumë ditë.
Tani kemi rritjen e shpejtë të presionit atmosferik që nënkupton depërtimin e masës ajrore anticiklonike. Kjo masë ajrore anticiklonike do të stabilizojë atmosferën dhe largojë përfundimisht vranësirat e shiut për disa ditë me radhë.
Fillimisht do të jetë freskët në aspektin termik sidomos e shtuna në mëngjes dhe në mbrëmje. Nga e diela do të pasojë rritja e temperaturave dhe na pret mot i kthjellët dhe i nxehtë
Gjatë javës fillon vala e nxehtësisë tropikale për shkak të ardhjes së masës së fuqishme të nxehtë ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.