Cudira në Kamëz! Të rinjtë qëllojnë me vezë autobusin, shoferi ndalon në mes të rrugës

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë

Disa  persona të paidentifikuar, të rinj, kanë gjuajtur me vezë autubusin e Kamzës dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, shkruan NewsBomb.al.

Në këtë moment shoferit i është dashur që të ndalojë në mes të rrugës, teksa ndodhej me pasagjerë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi, pranë semaforit. Ende nuk dihen autorët apo arsyet e këtij incidenti.