Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mund të ketë dëshirë që të rrëzohet nga opozita.
Kjo pasi sipas tij, sa më shumë po qëndron në pushtet po i thellohen telashet me faktorin ndërkombëtar.
Në Pressing të T7, Azemi ka thënë se Kurti më nuk e ka as simpatinë që e kishte nga një masë e popullsisë.
“Kurti madje mund të ketë dëshirë që ta rrëzojë opozita sepse ai është future në një sokak pa dalje. Madje sa më shumë që t ëjet ëë pushtet do të futet në telashe me faktorin ndërkombëtar, por edhe me popullatën në Kosovë pasi ne po shohim që nuk e ka atë simpatinë që e ka pas”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express