Kryeministri Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmëshëm ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndërpresë nxitjet e dhunës “para se të ketë jetë të humbura”.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore, duke shkaktuar dëme te veturat afër. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura”, ka shkruar Kurti.