Sipas informacioneve të publikuara nga KoSSev, i dyshuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, N.O, është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.
N.O i njohur edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” është i dyshuar për përfshirje në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të N.O nga Policia e Kosovës në autolarje./Express/