Edita Tahiri e ka komentuar propozimin ë Ramës për draft-asosacionin si të anshëm pasi siaps saj ai mbështet Serbinë.
Tahiri u shpreh se Rama ia ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë me gjithë afrimitetin që ka krijuar me Vuçiqin.
“Shqipëria vuajti nga regjimi totalitar ne vuajtëm nga armiku serb. UÇK-ja erdhi në një kohë shumë të rëndësishme e shumë strategjike se mënyra paqësore nuk kishte më produkt. Në 97 ishte ende kohë e rëndë, në 99 ngritëm çështjen e Kosovës në nivelin më të lartë në konferencën e Rambujesë.
Shtetet e mëdha u bashkuan bënë negocioatat e morën vendim që NARO të ndërhynte pavarësisht se OKB nuk e autorizoi.
Kurti në atë kohë ishte asistent tek zyra e Adem Demaçit. Duhet parë ideologjia e tij politike dhe ndërkombëtare.
Këtë vit erdhi një lider i Kosovës që u ndëshkua nga amerikanët bashkë me Kosovën. Nëse nesër bëhen zgjedhjet siç tha Borrell i takon Kurtit ti përgatisë mirë e legjitime.
Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira por në ato raste pala e tretë duhet të jetë e paanshme, në rastin e Ramës mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje të ndihmojë procesin.
Në këtë situatë Rama është i anshëm i afërt me Serbinë me Vuçiçin. Në Kosovë Rama nuk ka kredibilitet ka hyrë në lojën e ndarjes së veriut është me Vuçiçin.
U bë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Pra Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike.
Unë thashë Albini është i padijshëm nuk ka zotësi e njohuri, nuk thashë nuk është konstruktiv.”, ka thënë Tahiri në Top Channel.