Prej disa ditësh, në rrjetet sociale është bërë virale një video shumë emocionuese, ku shfaqen disa maturantë në mbrëmjen e tyre të maturës. Mes tyre, ka tërhequr vëmendjen Angel Duhanxhiu, i cili me karrige me rrota ka kërcyer mes të gjithë miqve.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, bashkë me shokun e tij suportues Rudi Xhelo, ai ka ndarë detaje nga ky moment i paharruar. Sakaq, të dy shokët kanë thënë se do të ruajnë kontaktet edhe pasi shkolla të ketë mbaruar.
“Nuk e prisja të bëhej aq virale video, unë e nisa me zemër se kur jam me miqtë se të gjithë më njohin që kërcej. Edhe nuk e dija që do të bëhej aq virale, por u lumturova shumë kur e pash. Unë kam shumë dëshirë të ndjekë studimet e larta dhe afër fushës sime është Fakulteti Ekonomik, universitetet e tjera janë në katë të dytë dhe ashensor nuk kanë. Unë në shkollën e mesme kam studiuar për ekonomi-turizëm.
Unë i mbaj shumë kontaktet me miqtë dhe me ata të nëntëvjeçares”, u shpreh Angelo.
“Ne jemi miq, jemi njohur në shkollën e mesme. Në fillim Anxhelo e ka pasur pak problem se ishte ambient i ri, staf pedagogjik i ri, madje ishte dhe problemi me karrocën. Ashensori i shkollës nuk ishte shumë funksional. Ne nuk e kemi bullizuar kurrë, kemi qene gjithë kohë suportues. Jemi munduar ta mbajmë Anxhelon si të gjithë nxënësit e tjerë. Ne kemi studiuar për informatikë dhe këtë vit e mbyllëm”, tha Rudi.