Pasditen e sotme, në aeroportin “Adem Jashari” është pranuar një kërcënim me bombë.
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shpërndarë informacione në rrjetin e tij social në Twitter, pasi ai ishte duke udhtuar në linjën Munih-Prishtinë në momentin kur është dhënë alarmi.
Ai tregoi se aeroplani aterroi në Shkup.
“Brenda aeroplanit të linjës Munih-Prishtinë, i cili aterroi në Shkup, pas kërcënimeve me bombë në aeroportin e Prishtinës. Policia po e kontrollon aeroplanin nga jashtë, pasi që ka pasur raportime se edhe disa aeroplanë mund të kenë bomba”, shkruan ai.
Në një shkrim tjetër, Kelmendi shkroi se policia maqedonase po përgatitet të ndërhyjë në aeroplan që tashmë gjendet në aeroportin e Shkupit.
Kurse, në postimin e fundit të bërë në Twitter shkruan se kërcënimi në Aeroportin e Prishtinës është i nivelit më të lartë
“Update: Piloti sapo njoftoi se kërcënimi në Aeroportin e Prishtinës është i nivelit më të lartë – 5. Aeroplani që është devijuar për në Shkup është duke u furnizuar me karburant dhe në pritje të udhëzimeve bazuar në situatën në Aeroportin Pr. Askush nuk lejohet të dalë nga avioni”, shkruan ai.