Vjenë, protestohet në mbështetje të Kosovës për situatën në veri

Këshilltarja e jashtme e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka bërë të ditur se sot në Vjenë të Austrisë është protestuar në mbështetje të Kosovës për situatën në veri të vendit.

Ajo në Twitter ka shpërndarë disa fotografi ku shihet një numër i madh i njerëzve me pankarta në duar.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen si dhe mbështetjen për Kosovën”.

“STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka thënë Schneeberger.