KFOR i paqartë për vendin ku u rrëmbyen policët e Kosovës, reagon me ironi këshilltari i Kurtit: Nuk dihet ku e kanë komandantin

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas një deklarate të KFOR, që tha se nuk ishte e qartë në lidhje me vendin ku tre policët e Kosovës ishin, kur u rrëmbyen nga forcat serbe. Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është përgjigjur reagimit të KFOR-it me ironi.

Drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia, Zulfaj thotë se tashmë është e paqartë ku ndodhet ky i fundit.

“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuçia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.