Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet e policëve të kidnapuar.
Ai u shpreh se edhe gjatë ditë do të kontaktojnë me familjarët për të shprehur solidaritetin dhe siç u shpreh ai, për të parë për nevoja eventuale.
“Në momentin që është ditur pak a shumë se çfarë ka ndodhur, menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet dhe është në kontakt të vazhdueshëm. Ne gjatë ditës do të kontaktojmë me familjarët për të shprehur solidaritetin normalisht me ta edhe për të parë për nevoja eventuale”, u shpreh ai.