Ndezet situata në Kuvend, Haxhiu “kapet” me PDK-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar me një deklaratë ironike gjatë diskutimeve politike për zgjedhjen e presidentit, duke rikujtuar mënyrat e mëhershme të formimit të marrëveshjeve politike në Kosovë.

 

Haxhiu ka thënë: “Unë Zanzibarin e përmenda jo PDK”, duke iu referuar debatit publik dhe akuzave të ndërsjella mes partive politike për proceset e mëhershme të zgjedhjes së presidentit.

Me këtë deklaratë, ajo ka rikthyer në vëmendje periudhat kur, sipas saj, zgjedhjet e presidentit janë diskutuar dhe vendosur në takime jashtë institucioneve, duke përmendur edhe “Zanzibarin” si simbolikë të atyre praktikave politike të së kaluarës.