Qe 24 vjet vetëm vjedhim dhe e pIaçkisim këtë vend

Nga Viktor Buzhala

Isjte 12 qershori i vitit 1999 kur forcat serbe kishin ndezur motorët të ikin njeherë e mirë nga ky vend. Të njëjtën kohë, UÇK po zbriste nga malet dhe NATO po hynte nga Shqipëria e Maqedonia.

Kosova ishte çliruar.

Tashmë, ne e kishim në dorë fatin tonë. Ta ndërtonim një shtet të fortë, simbol i lirisë dhe prosperitetit për krejt botën.

Krejt e kundërta qysh ditën e parë filloi të ndodhë. Pronat ishin csku i parë. Çdo gjë që mund të uzurpohej, u uzurpua.

Kur ato u harxhuan, filloi privatizimi i pronave të shtetit. U ble çdo gjë me centa, u shit e stërshit. Madje, plot toka i janë stërshitur vet shtetit gjatë bdërtimit të rrugëve me çmime 1000 herë më të larta se ishin blerë.

Kur edhe ato u shteruan, filloi plaçka me tendera. U vodh e stërvodh nga kush mundej.

Pastaj filloi faza e hyrjes në borxhe publike të shtetit për tu dhënë të pangopshmëve sërish.

Pra, për gati një çerek shekulli kemi arritur ta kemi një shtet që ska bash asgjë, asnjë pasuri. Ne krejt i kemi bë nga 2 e 3 shtëpia. Veturat tona për kokë banori janë më të shtrenjtat në botë. Por, shteti ska asgjë. Krejt vjelja e shtetit është aty. E tash pasi e kemi lënë pa asgjë, po e fusim edhe borxh.

Kosova s’ka çka vizotohet nga të tjerët, pasi ne nuk kemi ndërtuar asgjë. Edhe ato që ishin, i rrjepëm e shkatërruam. Edhe natyrën e bukur që na ka falë Zoti e kemi degdisur keq, me ndërtime të tmerrshme e me lloj lloj degradimi tjetër. Drunjtë i kemi pre, skemi lënë lum e prrua pa degardu, gjitashtu, ndërsa vendin e kemi mbushur bërllog në tana anët.

As armiku më i ligë në rrethana paqeje nuk kish mujtë më i bë këtij vendi ma zi se i kemi bë ne që 24 vjet.

Shtrohet pyetja: I kujt është ky vend, të cilin ne vetëm e plaçkisim e në fund ikim prej tij me të katra?