Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status për miqtë e Kosovës, përcjell Syri.net Kosova
Sipas Bashës, miqtë e Kosovës munden të tregojnë për shumë gjëra, por jo edhe për Serbinë.
Krejt kjo, për shkak se, sipas Bashës, askush në botë nuk e njeh më mirë Serbinë se populli shqiptar.
“Miqtë tanë mundet me na mësu për plotë sene, mundet me na tregu për hunin e konopin, ama veç për Serbinë jo!
Nuk ka kush në botë që e njeh Serbinë më mirë se populli shqiptar!
PIKË!”, shkruan Basha në Twitter.