Ato ishin dy nga vajzat më të komentuara në Big Brother VIP për shkak të shoqërisë që krijuan brenda e po ashtu edhe për shkak të veprimeve në këtë format.
Po flasim për Beniada Nishanin dhe Einxhel Shkirën shoqëria e të cilave mbaroi me “BBV”. Vajzat pas përfundimit të formatit lanë të kuptojmë që i kishin prishur raportet, ndërsa së fundmi gjërat kanë ndryshuar.
Ish-banoret i kanë lënë mosmarrëveshjet pas dhe tani i bëjnë dhurata njëra-tjetrës. Ka qenë Einxhel së fundmi që ka publikuar në Instagram një pako të Beniadës ku krahas shkruan: Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri.