‘Ti s’ke të drejtë me bë me gisht cili është veteran i vërtetë e cili jo’ – Panduri i kallëxon Hekuran Muratit se vendos gjykata

Ministri Hekuran Murati është i ftuar në Debat Plus, ku ka folur për Pagën Minimale e veteranët, transmeton Periskopi.

Përderisa ministri shpesh përmendte veteranët e vërtetë e të pavërtetë, Ermal Panduri i tha:

‘’Ti s’ke të drejtë me bo me gisht cili është i vërtetë, e cili jo? Leja gjykatës. Nuk mundet as kryeministri e as ministri me kallxu për diçka që po e trajton gjykata.’’, tha Panduri.

A është Fatmir Humolli veteran i vërtetë? Pyeti Panduri.

Çështje tjetër është ajo, ia ktheu Murati./PERISKOPI/