I pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibrahimi nëse ia ka dhënë ose jo dorën Artan Grubit në një event të paradokohe në Universitetin e Tetovës, Kasami deklaroi se nuk e mbante mend se si kishte ndodhur.
Por megjithatë, Kasami tha se nuk i bie pishman për këtë edhe nëse është e vërtetë.
“Për ne BDI është e keqja dhe koka e asaj të keqeje është vet zëvendëskryeministri”, sqaroi Kasami.