Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti.
Pas kritikave të Hotit, që Peci po merret me çështje të inspektorëve e jo me ato të bujqësisë, ka reaguar Peci i cili e ka quajtur Hotin “analfabet”.
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet. Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!”, ka shkruar Peci.
Postimi i tij i plotë:
Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!
Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!
Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën.
Deri në fyt… e krenar!