“Edhe dy muaj jetë i ki”, kërcënohet deputetja e PDK-së nga Drenica

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa kërcënime serioze që i ka marrë përmes rrjeteve sociale.

Ajo tha se është kërcënuar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka keqinterpretuar qëllimshem pyetjen e saj se se a mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë.

“Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”, ka shkruar Musliu – Shoshi.

Deputetja në fund iu drejtua kërcënuesve se PDK bëri historinë, ju vazhdoni bëni filma.

Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës.