Albin Kurti për mocionin e mosbesimit nga opozita: Kjo ka të bëjë me vetëbesimin e tyre

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje e konsideroi të rëndësishme nisjen e një mocioni të mosbesimit ndaj kryeministrit Albin Kurti pas zhvillimeve në veri të vendit.

Këtë nismë komentoi kryeministri Kurti në një intervistë në “KTV”.

“Kjo ka të bëjë me vetëbesimin e tyre. Kjo është një çështje tjetër, është vetëbesimi i tyre për çështejen e mocionit.

Nuk e di, nuk e parashikoj”- tha Kurti.Pas vendosjes së sanksioneve ndaj Kosovës nga ShBA, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.