Veterani i UÇK-së që la Gjermaninë për Kosovën: 170 eurot as një javë nuk më dalin

Veterani i UÇK-së, Ramadan Bungu, u kthye nga Gjermania për të luftuar për Kosovën, por i njëjti tani jeton në një gjendje mjaftë të vështirë me vetëm 170 euro në muaj.

Bungu thotë se këto para nuk i dalin as për një javë, njofton Klankosova.tv.

“Vështirë vallahin, problem me 170 euro, jam i sëmurë edhe nga zemra. Këto pare, as një javë nuk më dalin, por shoqëria më ka ndihmuar. Le ta provojë Albin Kurti, deputetët, vetëm një muaj ta provojnë të dalin të vendin tonë, e të na shohin se si është të jetohet me këtë shifër”, theksoi Bungu në Info Magazine të Klan Kosovës.

“I kom tri senta dhe një të mbyllur, nuk guxoj të punojë, tek ai që kam qenë duke punuar më parë është duke më ndihmuar”, shto ai.

Ai tregoi se ndihmat nga shoqëria i kanë ndihmuar që ta kalojë këtë situatë më lehtë.

“Problem shumë problem, shokët kush po mundet, edhe shokët i kanë kushtet njëjtë si unë, por me sa po mundemi po ndihmojmë njërin-tjetrin”.

Ai theksoi se do të dalë prapë të protestojë.

“Si të na vjen në bazë të organizatës po do të protestojë”.

Bungu thotë se më herët ka qenë situata ndryshe me çmimet.

“Kjo është gjendja për 170, më herët kanë qenë çmimet më lirë, ke mundur me 170 euro të blesh më shumë gjëra me to, edhe pak gjatë një muaji ke punuar, tash s’po mundem as të punojë më”, theksoi ai.