Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, po thotë se kryeministri Kurti nuk duhet të japë dorëheqjen.
Muharremi thotë se i njëjti duhet të korrigjoj veprimet e tij në veri dhe rivendosë raportet me SHBA-të dhe QUINT-in.
“Albin Kurti nuk duhet të dorëhiqet
Ai duhet të korrigjoj veprimet e tija në veri dhe të ri-vendosë komunikimin dhe bashkëpunimin me SHBA dhe Quint.
Shumë njerëz kërkojnë dhe dëshirojnë dorëheqjen e tij, por ajo nuk i konvenon askujt. Nuk na duhet një vakum institucional i cili potencialisht mund të zgjatë me muaj.
VV ka legjitimitet të thellë nga zgjedhjet e fundit edhepse përkrahja për ta mund të jetë zbehur tashmë” shkruan Muharremi në Facebook.
Ai tutje shton se kryeministri Kurti duhet të vazhdojë punën duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit.
“Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunoj me partnerët tanë për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe për t’i akomoduar nevojat e pakicave në veri. Kosova duhet të komplekoj këtë proces që të mund të fokusohet në nevojat e saja të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Albin Kurti ka ende punë për të bërë. Gjithashtu edhe Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi. Do kemi kohë dhe hapsirë për të gjithë viteve të ardhshme” shprehet tutje ai.
Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të, kanë ardhur shumë reagime ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Kurti.
Reagimi i plotë: