Kancelari i ri gjerman z. Scholz shkaktoi tërmet në Serbi me vizitën e tij, të parën në postin e ri. Ardhjen e “stuhisë” për Serbinë e nisi në Prishtinë, ku kërkoi njohjen e ndërsjellë, pasi është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat reciprokisht nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, duke nënkuptuar se Serbia duhet të njoh Kosovën.
I gjendur përballë stuhisë, Vuçiqi i trembur sikur i jepte vetës gajret se “ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.” E gjendur në “ befasi” pasi “dëgjoi për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke”. E pamësuar me qëndrime të tilla, e lavdëruar gjithnjë nga perëndimi, Serbia e priti me nervozizëm edhe kërkesën e Gjermanisë për ndryshim të kursit të saj ndaj Rusisë.
Kancelari gjerman ishte shumë i qartë në këtë pikë “Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t’i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të. Sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE-së”.. në fytyrën e Vuçiqit ndjehej presioni i madh, për më tepër që edhe projekti serbo-rus po dështon dhe e vetmja nismë që mbështet dhe pritet të jetësohet është ajo e Berlinit, me ftesën e premtuar nga kancelari për në vjeshtë një konferencë në Berlin.
Serbia mori tre mesazhe të qarta: Pa njohje të Kosovës s`ka liberalizim, të distancohet nga Rusia si dhe të kuptojë se projekti i saj “ Open Ballkan” ka vdekur tashmë. Ky projekt serbo-rus që synon forcimin e Serbisë në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve, nuk duhet lejuar në asnjë formë dhe mënyrë të jetësohet, në esencë të saj ka zhbërjen e Kosovës duke e kthyer Ballkanin në provincë ruse. I vetmi projekt stabil për Ballkanin Perëndimor dhe në tërësi është Procesi i Berlinit, aty ku trajtohen të gjithë njësoj, me Serbinë që do të detyrohet të njoh Kosovën. Çdo nismë tjetër jashtë asaj të Berlinit nuk është në favor të Kosovës dhe të shqiptarëve, natyrisht të tillë s`duhet mbështetën. Nga kjo vizitë shpresë për Kosovën e kancelarit Scholz, të pakënaqur mbeti Serbia me Vuçiqin dhe Edi Rama që u pa i brengosur, i zymtë në darkën me kancelarin gjerman.