Ish-banorja e Big Brother, Keisi Medini ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.
Keisi në ‘Why Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të.
Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.
Marrëdhënia jote me mamin?
Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale.
E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër, jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.
Çfarë ke marrë nga mami?
Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy.
Sabiani e takon mamin?
Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si radhë herë ndodh në Shqipëri, kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim eshtë një kryefamiljar perfekt.