Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, për deklaratën e këtij të fundit lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Haziri ka kërkuar që të mos ketë “nënshtrim ndaj Qeverisë”, e cila sipas tij, po “shkakton dhunë e forcë në veri të vendit”.
E sipas Lajçit, kjo deklaratë e Hazirit është më e “zezë” se ato të Vojislav Sheshelit dhe Aleksandar Vuçiqit.
Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:
Të lumtë Lutfi Haziri!!!
Deklaratën tande, që e trasmetoi sonte RT21, ishte ma e zezë se e Vuçiqit! Madje ma e zezë edhe se e Sheshelit!
A je shqiptar ore ti (e pra për shqiptar të kemi pranuar që shumë dekada)!
Po si ta nxjerri goja e t’thuash –
“Kërkoj të mos i nënshtroheni kësaj Qeverie, që shkakton dhunë e forcë në veriun e vendit”!
– Fjalën e kishe për kriminelët serbë, kjo s’do shpjegim!
– Po çfarë dhune ishte more i truem? Kush i dogji veturat? Kush i uzurpoi komunat? Kush i bllokoi rrugët dhe kush i lëndoi policët more i shitun e i shituem!
Mirë që fole dhe tregove se çfarë shqiptari qenke, se shumë t’kam besuar ndër vite!