Ermal Panduri është gazetar dhe moderator i emisionit politik “Debat Plus”. Ai sot ka qenë i ftuar për intervistë në Nacionale, ku si rrallë herë ka folur rreth politikës, gazetarisë e intervistave me politikanë.
Por në emision, z. Panduri u përgjigj edhe rreth shkopit që dikur e përdori në emision, duke treguar nëse e kopjoi moderatorin e njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu.
Panduri tregoi edhe për një prapaskenë me Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, se çfarë i kishte thënë para se ta intervistonte.