Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook një artikull të një prej gazetave më të mëdha botërore “Washington Post”.
Mes 9 destinacioneve të përzgjedhura në artikull për të kaluar pushimet verore, renditet edhe Shqipëria.
“Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në Airbnb për përdoruesit amerikanë.
Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, thuhet në artikullin e WP.