Panelistët në Pressing përplasen për standardin “po flet si katundar”, “dialekti i katundit tënd”

Panelistët në emision ‘Pressing’ në T7 janë përplasur për gjuhën standarde, ku janë përdorur edhe fjalët ‘po flet si katundar’, ;dialekti i i katundit tënd’, raporton Gazeta Express.

Analisti Shkëlzen Gashi derisa flet për standarden që e flet kryeministri Albin Kurti, thotë se ai gjatë përdorimit të standardes bën edhe hiperkorrektim.

Sipas tij, me këtë gjuhë, shqiptarët qeshin me të, madje i drejtohet edhe profesorit Sadri Ramabaja duke i thënë se ‘edhe ty kur t’nijnë duke folë qeshin shumë’.
Ramabaja i kundërpërgjigjet i thotë se ‘po flet si katundar’.

Gashi: Kryeministri nuk po shkon edhe një hap më tutje është se ky po ua respekton standartin gjuhësor kur flet, edhe kur flet ai bën edhe hiperkorrektim, nuk thotë kemi marrë këtë vendim, ai thotë kemi marrur këtë vendim, ata shkyhen tu kesh kur e nijnë. Edhe ty Ramabajë kur t’nijnë tu fol keshin shumë.

Lama: Pse e ndjejnë nevojën liderët e Kosovës ta flasin standarden, se spo i detyron njeri?

Latifi: Në Kosovë deri në vitet 1970, 95 përqind i ke pas analfabetë nuk kanë ditë shkrim e lexim

Gashi: Nuk është e vërtet

Latifi: Standardi nuk duhet me qenë i mbyllur, duhet me u hapë, por ti me thonë po e hekim standardin e po kthehmi në gjuhën e fiseve, ja ja

Gashi: Jo në gjuhën e fiseve po thu ti, se Interesant me debatu me Latifin për këtë temë

Gashi: A Sadri qasi termi ke përdor a? (Për fjalën katundar)

Lama: : Cdo popull i kultivuar e ka një gjuhë standarde

Gashi: Cdo popull i kulturum e ka një gjuhë standarde po jo me ma imponu mu dialektin e katunit tond atje e ma pru mu këtu

Lama: Është edhe gjysa e Shqipërisë që e flet dialektin gegë .

Ndërkohë ndërhynë Ramabaja.

Gashi: Lem bre Sadri ta përfundojë, cka është kjo si në kafe me ndërhy.