Ministër Faton Peci, e ka mbrojtur presidenten Vjosa Osmanin, pas një tërmeti reagimesh lidhur me fotografinë skandaloze me Edi Ramën, cila në fotografitë e pjesëmarrjes në Samitin e SEECP-së e kishte prerë foton ku shihej kryeministri i Shqipërisë.
“Nuk mendoj se raportet Kosovë-Shqipëri mbi bazën e një fotografie. Presidentja nuk e ka prerë foton. Në momentin kur shkrepet një fotografi ndonjë akter mundet me qenë në disponim më të mirë dikush në disponim më të keq”, ka thënë Peci në RTV Dukagjin, përcjell Periskopi.
“A e keni dëgju ju akuzën e Edi Ramës pas takimit të Presidentes pas takimit me Gjjukanoviqin, ku Edi Rama e sulmon Presidenten edhe presidentin Gjukanoviq”, ka thënë Peci /Periskopi/