Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka komentuar pozicionin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të cilët ai tha se janë instrumente të kryeministrit Albin Kurti.Teksa tha se të njëjtit nuk janë ushtrues të funksioneve të tyre por që sipas tij, Kurti i drejton ata varësisht prej politikave ditore, javore apo mujore.
“Osmani edhe Konjufca janë instrumente që Kurti i përdor qysh të don e kur të don, as njëri e as tjetri nuk janë ushtrues të funksioneve që i kanë. Thjeshtë janë marioneta që Kurti i drejton çysh i’a do politika ditore, javore, dhe mujore. Pra ata nuk kanë kredibilitet hiq dhe nuk janë fare fare autonom në vendimet e veta”, tha ai.Madje sipas tij, kryeparlamentari Konjufca është një amortizues shumë i mirë në momentin kur Qeveria dëshiron me e dhënë një paralajmërim të rrejshëm, kurse Osmanin në anën tjetër e cilësoi si notere të Qeverisë e cila siç tha ai, vetëm i vulos vendimet e gabuara të kësaj Qeverie.
“Konjufcen e kemi pa çdo herë që është dashtë me kriju një rrenë, me bë një paralajmërim të rrejshëm para popullit, ka dalë Konjufca. Pra Konjufca është një amortizues shumë i mirë i dëmit që e bën Qeveria. Presidentja gjithashtu që ka thënë vet Kurti dikur, që është një notere e Qeverisë. Përnime është e vetmja presidente që është notere e Qeverisë, çdo vendim të keq të Qeverisë kjo e vulos, sikur noterja kur shkon atje afër komunës së Prishtinës”, tha Shala.