Djali i Kolë Berishës, Visar Berisha ka konfirmuar se babai i tij ishte burgosur dhe torturuar nga njeriu i afërt i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Enver Krasniqi që është vendosur në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë postimin e gazetarit Vehbi Kajtazi ku adresohet burgosja dhe tortura e Kolë Berishës nga Enver Krasniqi, njeri i afërt i ministres Haxhiu, shkruan Paparaci.com.
“Të kërkoj falje babë, këta nuk e dijnë çka bajnë”, ka shkruar Visar Berisha bashkëngjitur postimit të gazetarit Kajtazi ku tregon se Krasniqi ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.
Gazetari Kajtazi sot me dy shkrime të ndara ka adresuar këtë çështje, duke treguar se Enver Krasniqi, tash në krye të një agjencioni të rëndësishëm në Kosovë ka qenë ish-udhëheqës i UDB-së në Klinë.
Në një shkrim tjetër në profilin e tij në Facebook, gazetari Kajtazi ka ndarë me publikun informacione tjera të rënda që lidhen me profilin e Enver Krasniqit.
Tash ushtrues detyre i Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Krasniqi dikur si shef i UDB-së sipas Kajtazit ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.
“Berisha, ka qenë zëvendës i Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit thirret presidentja Vjosa Osmani, e cila kryen shërbime politike për Albin Kurtin.”, ka shkruar Kajtazi.