“Serbia duhet të trembet nga kjo grua: Ja kush është ajo”, është ky një titull i mediave serbe, pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Kjo grua që i referohen mediat serbe, është bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita.
Blic shkruan se Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje fiuan më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Sipas mediave serbe, për publikun serb ai njihet si një i dënuar për shkatërrimin e integritetit territorial të RFJ-së.
Sidoqoftë ai nuk foli shumë për familjen në publik dhe gruaja e tij dihet që është norvegjezja Rita Augestad Knudsen, e cila aktualisht është e angazhuar në kërkime për terrorizëm dhe ekstremizëm.
Në fillim të këtij viti, Kurti dhe bashkëshortja e tij arritën në qendër në vëmendjes për të ardhurat e tyre dhe mediat nga Kosova raportuarn se të ardhurat e Ritës ishin mbi të gjitha standardet.
Ajo që ishte më interesante ishte se Kurti raportoi të fitonte 19 mijë euro në vit, ndërsa bashkëshortja e tij 42 mijë euro.
Biografia zyrtare e Ritës tregon se ajo është e përfshirë ngushtë në vlerësimin e rreziqeve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe të drejtës ndërkombëtare në Kosovë.