Superjahti i krijuar për të qenë “praktikisht i padukshëm”

Zakonisht është e vështirë të mos vërehet një superjaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design, në fakt është krijuar për t’u ‘zhdukur’.I përshkruar si “praktikisht i padukshëm”, si në dizajn ashtu edhe në ndikimin mjedisor, koncepti 88 metra i gjatë Pegasus do të jetë superjahti i parë i printuar 3D në botë, sipas projektuesit, raporton CNN.

Anija e madhe do të ketë “krahë” me xhama që do të pasqyrojnë rrethinën e saj në përpjekje për t’i mundësuar asaj të përshtatet me ambientin.Superstruktura e superjahtit do të pajiset me panele diellore që do të fuqizojnë elektrolizuesit, të cilët do të nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.

Hidrogjeni më pas do të shndërrohet në energji elektrike, e cila ruhet në bateritë litium-jon që mund të përdoren për të fuqizuar sistemet operative dhe pajisjet, transmeton Telegrafi.Koncepti Pegasus do të prodhojë zero emetime të gazeve dhe sipas Forakis, ai këtë model e kishte ëndërruar ndërsa e vizitonte një plazh në Greqi.

“Unë u frymëzova për të krijuar një jaht sa më afër detit dhe natyrës”, thotë ai.“Doja të nderoja natyrën duke u përzier në të, duke u bërë praktikisht e padukshme”, shtoi Forakis.