Kurti pranon Asociacionin, Borrell: Kosova u pajtua që menjëherë të nis negociatat me BE’në
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, është deklaruar në konferencë për media pas takimit disa orësh në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se pala kosovare është pajtuar që të nis menjëherë implementimin e nenit 7 të propozimit europian.
”Për të implementuar nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që të nis menjëherë dhe kur them menjëherë e mendoj menjëherë negociatat me BE’në në themelimin për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë,” tha Borrell.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë europiane tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.
”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”
Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell. /gazetametro.net