Rama për ujdinë Kurti-Vucic në Ohër: Shpresojmë që nuk është një mashtrim tjetër ballkanik

Sot Kosova dhe Serbia arritën dakordimin për fillimin e zbatimit të planit implementues të aneksit që del nga plani franko-gjerman, e për këtë në rrjetin social Twitter ka reaguar kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.

Ai uroi që kjo mos të jetë një “mashtrim ballkanik” por të gjejë implementim në teren.

Rama marrëveshjen e sontme e cilësoi si historike.

“Le të shpresojmë se djalli nuk fshihet në detaje sonte dhe se marrëveshja e rënë dakord, por jo e nënshkruar, nuk është një mashtrim tjetër ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të njoftonte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet midis dy vendeve🇦🇱🇷🇸 më të mëdha të Ballkanit”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që sot, pas thuajse 12 orë bisedime intenzive, e disa herë me ndërprerje, më në fund u arrit marrëveshja për implementimin e planit të zbatimit që del nga plani franko-gjerman./gazetaemetro.net