Merovci: Thaçi m’i lëshoi dy “bu me” në dorë gjatë rrugës për në Paris

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci vite më parë në emisionin e Besim Dinës kishte rrëfyer momentin kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte lëshuar dy gra.nata dore në duar, pasi Merovci i kishte thënë se ishte bërë paqësor dhe nuk po dëshiron lu.ftë.

Adnan Mervoci i cili në publik është i njohur më shumë si truproja e Ibrahim Rugovës, për të cilin kishte shërbyer dhjetë vite, në një emision të më hershëm te Besim Dina, kishte rrëfyer një ngjarje interesant që ka ndodhur në vitin 1999, për udhëtimin në Paris, udhëtim që kishte të bënte për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.

Ai kishte thënë se kur janë takuar ai dhe Rugova në aeroportin e Klagenfurt me Hashim Thaçin, ky i fundit i ka dhënë Mervocit dy gra.nata dore.