Valon Syla “selam“ mërgimtarëve: Knaqnu e mos na teshni se për veti jeni ardhë

Analisti i njohur politikë, Valon Syla ka vazhduar me kritika në drejtim të diasporës.

Postimi i plotë:

Qenka nisë diaspora për Kosovë. Po e proklamojnë si inekcion ekonomik… edhe kishe po vinë me na majtë;
Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është.

‘Xhamadani vija-vija ështê korona, trus te shpija’
Është dhuratë për familjet e juaja, është ndihmesë, por sështë esenciale për Kosovë. Merrne vesh se për veti e keni çdo shpenzim dhe çdo dhuratë që ja bëni familjeve të juaja dhe njerëzve që i doni, por se keni për ne, pë Kosovë. E keni për më të afërmit tuaj.