Xhoxhaj ia ‘fikë dritat’ kundërshtarit të tij, Sera i ‘pafuqishëm’ ndaj grushtave të boksierit shqiptar

“Audi Dome” po del të jetë një event tejet i suksesshëm për boksierët shqiptarë.

Xhoxhaj ka vazhduar serinë e fitoreve për shqiptarët pas Valon Ahmetit e Kushtrim Tahirukës e Isuf Kelmendit, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhoxhaj u ballafaqua me kundërshtarin e tij Sera të cilin e mposhti në raundin e tretë.

Kujtojmë që pas pak do kemi rastin ta shohim edhe Shefat Isufin, kurse kryendeshja do jetë ajo e Robin Krasniqit që pritet të nis nga ora 22:00.
/GazetaBlic Sport/