Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, duel ky në kuadër të Ligës së Kombëve.
E dy orë para fillimit të këtij takimi tifozët iralndez janë mbledhur tek sheshet e Prishtinës, duke pirë birra e kënduar këngë në mbështetje të Kombëtares së tyre, shkruan Periskopi.
Nga video që ka siguruar Periskopi shihet se si një tifoz bën simbolin e shqiponjës me duar.
Kjo tregon se ata tashmë kanë marrë informacionet e para për vendin tonë.