I mbijetuari nga tërmeti në Adıyaman ndihmon të prekurit e tjerë pavarësisht që humbi 11 të afërm

Pasi dërgoi familjen e tij në Kocaeli, 56-vjeçari Şeref Göçer, të cilit iu dëmtua shtëpia dhe 11 të afërm të tij u varrosën në Adıyaman, ku tërmeti i 6 shkurtit shkaktoi dëme të mëdha, po merr pjesë në aktivitetet e ndihmës në tendat e ngritura në Fushën e Atletikës Eğriçay.

Göçer, i cili po vlerësohet për përpjekjet e tij, nga banorët e qytetit të çadrave njihet si “xhaxha”. Sheref Göçer, i cili punon vullnetarisht në qytetin e tendave me 5.300 banorë me 550 tenda të ngritura në Fushën e Atletikës Eğriçay nga ekipet e Batalionit të Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë nga Tunceli, tërheq vëmendjen me përpjekjet e tij për të dërguar ndihmat tek të prekurit e tërmetit.

Göçer shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti dhe humbi 11 të afërm të tij, iu bashkua aktiviteteve bamirëse në qytet vullnetarisht pasi dërgoi familjen te të afërmit e tij në Kocaeli. Göçer, i cili fitoi zemrat e të prekurve të tërmetit me ndihmën e tij dhe fytyrën e buzëqeshur në Fushën e Atletikës Eğriçay, po thirret “xhaxha”.

Sheref Göçer për Anadolu tha se shtëpia e tij në Yeni Mahalle është dëmtuar nga tërmeti dhe se ai ka qëndruar në Adıyaman për të ndihmuar viktimat e tërmetit në qytet. Duke treguar se në dy ditët e para të tërmetit ai dërgoi ndihma në fshatra me ushtarë, Göçer tha: “Ishte e vështirë të arrije në vendet me borë, i mbajtëm në shpinë me ushtarët. Pastaj ne u përpoqëm t’i sjellim popullit tonë rroba, ushqim dhe ujë sa më shumë që të mundemi për një javë këtu në qytetin e çadrave.

Göçer shprehu mirënjohjen e tij ndaj Zotit për shpëtimin e familjes së tij dhe tha:

“Megjithatë, fëmijët e motrës sime, vjehrra, djemtë e xhaxhait dhe fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë, i kemi varrosur. Unë varrosa 11 të afërm të mi, por përveç kësaj kemi edhe 5-10 varrime të tjera. Tani, edhe nëse jam i prekur nga tërmetet, nuk na takon të shkojmë. Këta ushtarë, populli, kanë ardhur të na shërbejnë. Le t’i ndihmojmë në një farë mënyre. Le të arrijmë tek të gjithë aq sa mundemi”.

“Pothuajse të gjithë në qytetin e çadrave më njohin, më thonë ‘xhaxhi’. Unë jam viktimë, por ka shumë më shumë viktima se unë… Së pari, duhet t’i ndihmoj ata. Ka fëmijë të vegjël nëpër tenda, në djep… Fëmijët tuaj duhet të jenë prioriteti. Unë kur uritem mund të shkoj para një tende dhe të kërkoj bukë që ta mbush barkun. Por ne bëjmë çmos që ai fëmijë të mos bëhet viktimë”, shtoi ai.

“Unë i shkarkoj materialet nga kamionët, qoftë ujë apo ushqim. Sot, për shembull, erdhën fruta, shkarkojmë një kamion dhe fillojmë shpërndarjen. Ne u përpoqëm ta shpërndajmë në mënyrë sa më të barabartë”, tha Göçer.