Kiara mes lotësh rrëfen një pjesë ndryshe të jetës së saj

Pasi Bledi u largua vullnetarisht nga shtëpia, u anulua edhe nominimi automatikisht, kështu edhe duke bërë që Kiara ta vazhdojë rrugëtimin e saj.

Kiara në dhomën e rrëfimeve foli rreth jetës së saj në “Linjën e jetës së Kiarës”.

Kiara ka rrëfyer dashurinë e madhe që ka për babain dhe si e ka përjetuar distancën nga ai, pasi sic ka rrëfyer ajo kur ishte në moshë dy vjeçe babai i saj është larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

“Pas shume përpjekjesh te mamit dhe babit për te patur një fëmijë, erdha ne jete unë. E kam ndier mungesën e babit shume, dhe kur me pyesin pse merzitesh ka qene mungesa e figures se babait, une kam jetuar ne Tirane dhe kur une isha 2 vjece babi jetoi jashtë vendit ne Itali. Ne itali u përballa me një sërë raciste, doja te kthehesha ne vendin tim, kam ankth kam stres u thoja prindërve. I falënderoj shume qe me kane treguar si te jem e forte dhe babit do ja di për ndere gjithmonë”.

Kiara zbuloi se prindërve të saj iu desh 16 vite për t’i sjellë asaj një vëlla.

Vite më vonë ajo u largua nga Italia dhe iu desh të largohej nga prindërit dhe vëllai i saj i vogël.

Ajo në fund të rrëfimit u shprehë se do të donte një shenjë nga prindërit e saj nëse sjelljet e saj në “BBVA” janë të bukura dhe se nuk po bën diçka gabim.